Politike

Dekonspirimi i aksionit të SPAK/ Berisha: Megakrim i vërtetë! Bosët e drogës paratë i kanë në kontejner të groposur, për të shpëtuar kokën

28 Korrik 2023, 12:21 Nga a.l
Dekonspirimi i aksionit të SPAK/ Berisha: Megakrim i vërtetë!
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha shprehet se operacioni i zhvilluar dje nga SPAK është i dekonspiaruar. Në konferencën e përjavshme me gazetarët, Berisha e ka cilësuar një megakrim dhe dështim operacionin e SPAK, ndrësa shtoi se bosët e drogës i kanë paratë nëpër kontejner për të shpëtuar nga drejtësia.  

PJESË NGA DEKLARATA E BERISHËS:

Jam këtu për të dënuar me forcën më të madhe dështimin e operacionit antikrim të ndërmarrë dje dhe pardje, në të cilin, nga 15 mandate arresti, janë ekzekutuar gjithsej 4. 11 të tjera janë shitur. Janë shitur me shumë marramendëse, me shuma që shkojnë, siç flitet edhe 3 dhe 5 milionë euro. Bosët e drogës dhe krimit, paratë i kanë në kontejner të groposur, për të shpëtuar kokën, nuk njohin kufi. Por dekonspirimi i aksionit jashtëzakonisht të rëndësishëm, është një akt, një megakrim i vërtetë. E bën shumë dëshpëruese përpjekjen e atyre, të cilët përpiqen të çlirojnë shqiptarët nga kthetrat e krimit. Të dekonspirosh në një operacion, mbi 72 përqind të mandat arresteve, je 7 herë kriminel më keq se ata që i informon, pavarësisht nga krimi që mund të kenë kryer. Ky operacion, për të cilin duhet të shpreh mirënjohjen më të thellë ndaj Europolit, në veçanti organeve ligjzbatuese të Belgjikës dhe Francës, për dosjet dhe materialet që kanë sjellë nga deshifrimet e bisedave, videove dhe çdo gjë tjetër që është kapur në telefonat SKY, EÇ dhe EncroChat. Duhet të falënderoj gjithashtu çdo zyrtar shqiptar, që përsëri ka kurajën, integritetin për të zbatuar ligjin kundër kriminelëve në pushtet dhe atyre të lidhur me pushtetin. 

sali berisha

Sondazh

Poll