Aktualitet

Përleshje e përgjakshme në Santorini, shqiptarin e dhunojnë me shkop druri, me grushte e shkelma

Një përleshje e përgjakshme ka ndodhur pasditen e së enjtes në Mesaria të Santorinit, ku për pasojë një 34-vjeçar shqiptar ka përfunduar me plagë të rënda në spital.

28 Korrik 2023, 10:56 Nga DOSJA
Përleshje e përgjakshme në Santorini, shqiptarin e dhunojnë
policia greke

GREQI- Një përleshje e përgjakshme ka ndodhur pasditen e së enjtes në Mesaria të Santorinit, ku për pasojë një 34-vjeçar shqiptar ka përfunduar me plagë të rënda në spital. Sipas informacioneve të protothema.gr, për arsye ende të panjohura, katër shtetas nga Shqipëria së bashku me një 23-vjeçar grek kanë sulmuar 34-vjeçarin shqiptar dhe e kanë “lënë” të gjakosur në tokë.

Nga hetimet paraprake të kryera nga policia, rezultoi se dy prej autorëve e kanë goditur me shkop druri, ndërsa të tjerët e kanë goditur me grushte dhe shkelma, duke i shkaktuar dëmtime të rrezikshme fizike.

Shqiptari është transferuar në Spitalin e Përgjithshëm Thira, ndërsa policia ka vijuar me arrestimet e autorëve dhe po kryen hetimet për zbardhjen e rrethanave në të cilat ndodhi ngjarja. 

Sondazh

Poll