Aktualitet

Atentati ndaj Bejtjas në Fushë Krujë, iu gjetën gjumë baruti në duar, Apeli lë në burg Valter Bamin

Gjykata e Apelit refuzoi kërkesën e Bamit për të shfuqizuar vendimin dhe vlerësimin e paligjshëm të ndalimit të tij.

28 Korrik 2023, 10:42 Nga A.B
Atentati ndaj Bejtjas në Fushë Krujë, iu gjetën gjumë
Valter Bami

TIRANË- Mbetet në burg Valter Bami. Gjykata e Apelit refuzoi kërkesën e Bamit për të shfuqizuar vendimin dhe vlerësimin e paligjshëm të ndalimit për caktimin e masës së sigurimit“arrest në burg”, si dhe kërkoi lirimin e tij të menjëhershëm.

Valter Bami akuzohet për armëmbajtje pa leje. Ai u arrestua prej 7 korrikut 2023 pas atentatit në oborrin e shtëpisë së Gentian Bejtjas mesnatën e 4 korrikut, ku u ekzekutua kunati Ramazan Sino dhe u plagosën dy djemtë e tij të mitur, 10 dhe 13 vjeç.

Arrestimi i Bamit erdhi pasi iu gjetën gjurmë baruti në duar, por vetë ai ka mohuar që të ketë lidhje me ngjarjen.

/Dosja.al

valter bami

Sondazh

Poll