Aktualitet

Zjarret në Fier përshkuan 220 ha pyje me pisha, së shpejti grup verifikimi dëmesh për dëshpërblimin e qytetarëve

Shefi i zjarrfikësve të Bashkisë së Fierit, ka zbuluar se sipërfaqja e përshkuar nga zjarri në Peshtan, Kraps e Gjorgoz shkoi në afro 220 hektarë pyje me pisha, dushqe por dhe ullishte.

28 Korrik 2023, 09:57 Nga DOSJA
Zjarret në Fier përshkuan 220 ha pyje me pisha, së shpejti grup
zjarrfikesit

FIER- Zjarret në Fier përshkuan 220 ha pyje me pisha, e ndërsa tashmë ka nisur verifikimi i dëmeve. Pas fikjes së vatrave të zjarrit, forcat zjarfikëse dhe të ushtrisë kanë përshkruar për të parë nga afër dhe fikur çdo vatër zjarri që kishte mbetur aktive. 

Shefi i zjarrfikësve të Bashkisë së Fierit, ka zbuluar se sipërfaqja e përshkuar nga zjarri në Peshtan, Kraps e Gjorgoz shkoi në afro 220 hektarë pyje me pisha, dushqe por dhe ullishte. Sipërfaqja e djegur totalisht nga zjarri mendohet te jetë diku tek 65 hektarë. 

Lidhur me situatën, për t'u verifikuar dëmet e më pas dëmshpërblimi, mendohet që të ngrihet një grup verifikimi dëmesh që do të jetë me përbërje nga ndërmarrja pyjore, njësitë administrative, prefektura.

 

Sondazh

Poll