Aktualitet

Patos/ Kultivuan 250 bimë kanabis pranë banesës së tyre, arrestohen babë e bir

Në përfundim të veprimeve procedurale, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier, arrestuan në flagrancë shtetasit Artjan Grembi dhe Albjon Grembi, banues në Belinë, Patos, për veprën penale "Kultivimi i bimëve narkotike", kryer në bashkëpunim.

28 Korrik 2023, 10:10 Nga DOSJA
Patos/ Kultivuan 250 bimë kanabis pranë banesës së tyre,
Asgjësohen nëpërmjet djegies 250 bimë narkotike cannabis sativa

FIER- Babë e bir janë vënë në prangat e bluve të Fierit, për kultivimin e kanabisit pranë banesës së tyre. Burimet zyrtare të policisë njoftojnë se janë asgjesuar me anë të djegies 250 bimë narkotike kanabis. Në përfundim të veprimeve procedurale, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier, arrestuan në flagrancë shtetasit Artjan Grembi dhe Albjon Grembi, banues në Belinë, Patos, për veprën penale "Kultivimi i bimëve narkotike", kryer në bashkëpunim.

Njoftimi i policisë

Kultivuan bimë narkotike pranë banesës së tyre, vihen në pranga 2 shtetas (babë e bir). Asgjësohen nëpërmjet djegies 250 bimë narkotike cannabis sativa. Në vijim të kontrolleve antikanabis, në të gjithë territorin e qarkut Fier, shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, bazuar edhe në inteligjencën informative se në një banesë në fshatin Belinë kishte të kultivuara bimë narkotike, kanë ushtruar kontroll dhe në një sipërfaqe toke pas banesës së shtetasit A. G., kanë gjetur të mbjella 250 bimë kanabis. Bimët e dyshuara narkotike cannabis sativa u asgjësuan nëpërmjet djegies. Në përfundim të veprimeve procedurale, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasit A. G., 42 vjeç dhe A. G., 22 vjeç (babë e bir), banues në Belinë, Patos, për veprën penale "Kultivimi i bimëve narkotike", kryer në bashkëpunim. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

Sondazh

Poll