Aktualitet

Skandali seksual në Bashkinë e Kukësit/ Dje u pyet në SPAK Gjici, sot merret në pyetje Alma Kaçi

Safet Gjici u vu në pranga për "korrupsion pasiv", pasi dyshohet se ka favorizuar Alma Kaçin, duke i ofruar mbështetje financiare.

28 Korrik 2023, 09:44 Nga A.B
Skandali seksual në Bashkinë e Kukësit/ Dje u pyet në SPAK
Momenti kur Alma futet ne SPAK

TIRANË- Kur ka kaluar gati 1 muaj nga skandali që përfshiu ish-kryebashkiakun e Kukësit, Safet Gjicin, SPAK vijon ende me hetimet për ngjarjen në fjalë. Ditën e sotme, Prokuroria e Posaçme ka thirrur për të marrë në pyetje Alma K, vajza që shfaqet në video duke kryer marrëdhënie seksuale me ish kryebashkiakun. 

Në foton e siguruar nga Dosja.al shihet teksa Alma futet e shoqëruar në ambientet e institucionit, edhe këtë herë e maskuar.

Ndërkohë dje u mor në pyetje dhe vetë ish-kryebashkiaku, Safet Gjici. 

Skandali seksual në Bashkinë e Kukësit/ Dje u pyet në SPAK

Safet Gjici u vu në pranga për "korrupsion pasiv", pasi dyshohet se ka favorizuar Alma Kaçin, duke i ofruar mbështetje financiare, me vendim të Këshillit Bashkiak, mbi një projekt për strehimin dhe kujdesin ndaj qenve endacakë në qytet. Vetë 40-vjeçarja ka pranuar se donte nga Gjici tenderin e qenve, ndërsa ish-kryebashkiaku ka thënë se nuk e ka shkelur ligjin. 

Të dy kanë pretenduar se kishin një lidhje intime me njëri-tjetrin, përpara se të flisnin në zyrën e shtetit për tender e favorizime dhe pasi kishin kryer marrëdhënie seksuale. /Dosja.al

safet gjici

Sondazh

Poll