Aktualitet

Taktikë e re! Shqiptari i akuzuar për trafik kokaine i shpëton ekstradimit, bëhet Investitor Strategjik në Turqi

Këta dy persona, të cilët akuzohen si të përfshirë në trafikun e rreth 3.2 tonë kokainë, kanë marrë nënshtetësi turke, duke i shpëtuar ekstradimit.

28 Korrik 2023, 10:05 Nga A.B
Taktikë e re! Shqiptari i akuzuar për trafik kokaine i shpëton
Foto ilustruese

BELGJIKË- Shqiptari ka ditur sesi të jetë më i zgjuar se ligjet e qeverisë belge dhe turke. Belgjika është përpjekur më kot për të siguruar ekstradimin për dy trafikantë lëndësh narkotike, të cilët fshihen në Turqi, njëri nga Shqipëria dhe njëri nga Bosnja, raportojnë mediat vendase. 

Këta dy persona, të cilët akuzohen si të përfshirë në trafikun e rreth 3.2 tonë kokainë, kanë marrë nënshtetësi turke, duke i shpëtuar ekstradimit.

Por, si e përftuan nënshtetësinë?! Duke u bërë Investitor Strategjik në Turqi…

Tashmë kjo taktike po përhapet gjithë e më shumë nga bosët e drogës, duke e gjetur si mënyrë për t’i shpëtuar dënimit.

Duke qenë se të dy tani janë turq, sipas informacioneve nga Ankaraja, ata nuk mund të ekstradohen. Që nga janari i vitit të kaluar, të huajt që investojnë 500,000 dollarë në Turqi ose blejnë një pronë atje, mund të marrin shtetësinë turke/Dosja.al

shqiptari ne belgjike

Sondazh

Poll