Politike

A po ndihmoheni nga Berisha për të ndaluar rikthimin e Bashës? Flet Gazment Bardhi: Ai është shumë i interesuar për rikthimin e ish-kryedemokratit

Ndër të tjera në fjalën e tij, ai gjithashtu i ka bërë dhe një apel ish-kryedemokratit Lulzim Basha që të reflektojë dhe të mos e çojë partinë në një përplasje.

27 Korrik 2023, 20:49 Nga k.m.
A po ndihmoheni nga Berisha për të ndaluar rikthimin e Bashës?
Gazment Bardhi

TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka deklaruar pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit Kombëtar të PD-së së vulës. Në deklaratën e tij për shtyp, Bardhi tha se Berisha do të ishte shumë i interesuar që Basha të rikthej në pozicionin që kishte, por nuk e ka zbuluar arsyen se pse. Ndër të tjera në fjalën e tij, ai gjithashtu i ka bërë dhe një apel ish-kryedemokratit Lulzim Basha që të reflektojë dhe të mos e çojë partinë në një përplasje.

A do i bëni publik emrat që kanë marrë pjesë sot në mbledhjen e Këshillit Kombetar?

Bardhi: E gjithë lista e anëtarëve dhe i gjithë dokumentimi përkatës që po përgatitet dhe po zbardhet do të depozitohet në Gjykatën e Tiranës. Transparenca do të jetë e plotë. A po ndihmoheni nga Berisha për të ndaluar rikthimin e Bashës?

Bardhi: Berisha është shumë i interesuar për rikthimin e Bashës. Apeli im për Bashën është që të reflektojë të mos çojë partinë në një tjetër përplasje. Të gjejë zgjidhje, ky nuk është momenti që në PD të ketë të tjera akte anti-staturore të paligjshme. Edhe Berisha pretendon që është zgjedhur kryetar i PD. 

gazment bardhi keshilli kombetar i pd 27 korrik 2023

Sondazh

Poll