Aktualitet

Pogradec/ 44-vjeçari godet me thikë të vëllanë

Në rrethana ende të paqarta, Denis Harizika qëlluar me thikë, vëllain e tij, 50-vjeçarin e identifikuar me inicialet A. H., i cili ndodhet për mjekim në spitalin e Pogradecit.

27 Korrik 2023, 22:25 Nga k.m.
Pogradec/ 44-vjeçari godet me thikë të vëllanë
Foto ilustruese

POGRADEC- Një 44-vjeçar ka qëlluar me thikë të vëllanë mbrëmjen e sotme. Ngjarja ka ndodhur në Tushemist, brenda banesës ku jetonin dy vëllezërit. Në rrethana ende të paqarta, Denis Harizika qëlluar me thikë, vëllain e tij, 50-vjeçarin e identifikuar me inicialet A. H., i cili ndodhet për mjekim në spitalin e Pogradecit. Ende nuk dihen detaje lidhur me gjendjen e tij shëndetësore, ndërsa nga ana e Policisë po vijon puna për kapjen e autorit të dyshuar të ngjarjes shtetasit Denis Harizi.

NJOFTIMI I PLOTË:

Mbrëmjen e sotme, në fshatin Tushemisht, Pogradec, në banesë shtetasi D. H., rreth 50 vjeç, gjatë një konflikti të çastit, dyshohet se ka dëmtuar me mjet prerës (thikë) vëllain e tij shtetasin A. H., 44 vjeç, i cili ndodhet për mjekim në spitalin e Pogradecit. Nga ana e Policisë po vijon puna për kapjen e autorit të dyshuar të ngjarjes shtetasit D. H. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes

pogradec denis hazirika

Sondazh

Poll