Aktualitet

U arrestua sot nga SPAK! Biznesmeni, mes 6 kompanive të vetme që morën licencën për kazino

Marrja e një licence për kazino, përveç se kërkon garanci të mëdha financiare nga kompania, sipas ligjit duhet që dhe përfaqësuesit e kompanisë të kalojnë në verifikime për çështje që lidhen me shkelje të ligjit.

27 Korrik 2023, 20:21 Nga f.i
U arrestua sot nga SPAK! Biznesmeni, mes 6 kompanive të vetme që
Pëllumb Gjoka

TIRANË- Në mesin e të arrestuarve gjatë megaoperacionit të policisë në disa qytete të vendit është dhe biznesmeni Pëllumb Gjoka, i cili është i njohur për lidhje me politikën, si dhe një emër i njohur i botës së biznesit.

Pas arrestimit detaje të reja janë zbuluar, ku kompania e Gjok sipas të dhënave të Autoritetit të Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit, është mes 6 kompanive të vetme që kanë marrë licencën për kazino. Po sipas të dhënave zyrtare, kazinoja ushtron aktivitetin në një hotel me pesë yje në rrugën “Luigj Gurakuqi”. Aktiviteti në lojërat e fatit rezulton që prej viteve 2010, raporton Euronews.

Marrja e një licence për kazino, përveç se kërkon garanci të mëdha financiare nga kompania, sipas ligjit duhet që dhe përfaqësuesit e kompanisë të kalojnë në verifikime për çështje që lidhen me shkelje të ligjit.

arrestohet pellumb gjoka aksioni i spak 27 korrik 2023

Sondazh

Poll