Aktualitet

Gruri në flakë në Sheqeras të Maliqit, komandanti i zjarrfikëses: U riaktivizuan vatrat

Sadik Halili ka njoftuar se ka pasur vatra zjarri të mëparshme, që rezultat i temperaturës së lartë janë riaktivizuar.

27 Korrik 2023, 21:57 Nga k.m.
Gruri në flakë në Sheqeras të Maliqit, komandanti i
Sadik Halili

MALIQ- Rreth 7-8 hektarë janë përfshirë nga flakët në fshatin Sheqeras të Maliqit. Komandanti i zjarrfikses në Bashkinë Maliq, Sadik Halili ka dhënë detaje lidhur me situatëka treguar se si paraqitet situata aktuale. Ai ka njoftuar se ka pasur vatra zjarri të mëparshme, që rezultat i temperaturës së lartë janë riaktivizuar.

“Në fushën e Maliqit si rezultat i temperaturave të larta kemi pasur zjarre në tokat e fushës së Maliqit. Ka pasur vatra zjarri të mëparshme, që rezultat i temperaturës së lartë janë riaktivizuar. Edhe kulturat bujqësore, siç është gruri që tani është në fazën e korrjes dhe është në gjendje të thatë dhe si rezultat dhe i erës, janë djegur kulturat bujqësore. Sipërfaqja që është përfshirë nga zjarri sot ka qene rreth 7-8 hektarë. Por rezultat i punës sonë të menjëhershme që kapëm në kohë, bëmë të mundur shuarjen e zjarrit,”- u shpreh Halili.

sadik halili

Sondazh

Poll