Aktualitet

Shpërthen në flakë makina në autostradën Levan-Tepelenë, shoferi pikas tymin dhe del në kohë, shpëtojnë edhe pasagjerët

Sipas Policisë së Shtetit, makina ka marrë flakë për shkak të një defekti në sistemin elektrik.

27 Korrik 2023, 18:08 Nga k.m.
Shpërthen në flakë makina në autostradën
Foto ilustruese

TEPELENË- Një makinë tip “Mercedes Benz” ka shpërthyer në flakë në autostradën Levan-Tepelenë, në afërsi të fshatit Fratar. Sipas Policisë së Shtetit, makina ka marrë flakë për shkak të një defekti në sistemin elektrik. Në mjet po udhëtonte drejtuesi i mjetit, së bashku me familjen e tij, të cilët kanë mundur të dalin nga mjeti sapo ka nisur tymi.

NJOFTIMI I POLICISË:

Rreth orës 15:20, në aksin rrugor "Levan-Tepelenë", në fshatin Bejar, ka marrë flakë, në ecje e sipër, automjeti tip "Benz" me drejtues shtetasin E. P. Nga flakët janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë për shkak të një defekti në mjet. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

policia e shtetit

Sondazh

Poll