Aktualitet

E rëndë në Patos! 60-vjeçari ndërron jetë në vendin e punës, kompania fsheh ngjarjen! Familjarët: E lanë të vdiste brenda në kamion

Sërish nuk është ndjerë mire nga ana shendetesore dhe drejtuesit e kompanise i kane thene te shkoje te qetesohet brenda ne kamion ku edhe ka ndërruar jete.

27 Korrik 2023, 22:05 Nga k.m.
E rëndë në Patos! 60-vjeçari ndërron jetë
Foto ilustruese

Familja Karemani në fshatin Rërëz të bashkise Patos, prej 5 ditësh ka hapur dyert e mortit, jo vetëm të dëshpëruar, por edhe të shokuar për mënyrën se si kryefamiljari, Arif Karemani ka ndërruar jetë. 60-vjeçari, baba i tre fëmijëve prej 25 vitesh ishte punonjes i nje kompanie nafte ne Marinëz. Diten e shtunë, teksa kishte shkuar në punë në një prej kompanive të naftes qe operon ne zone, nuk është ndier mire nderkohe qe punonjesit e nje kompanie tjeter aty prane te kompanise Bankers Petroleunmi kane dhene ndihmen e shpejte dhe me pas eshte qetesuar.

Sërish nuk është ndjerë mire nga ana shendetesore dhe drejtuesit e kompanise i kane thene te shkoje te qetesohet brenda ne kamion ku edhe ka ndërruar jete.

Vëllai i tij Lulzim Karemani tregon mes dhimbjes e dëshpërimit se e kane marre shumë herë ne telefon por nuk eshte pergjigjur e me pas jane alarmuar te gjithe familjaret duke e kerkuar ngado ne zone. Vajza e të ndjerit, Silvi Bregu tregon se babai ishte një njëri mjaft i dashur dhe i lidhur me familjen dhe pothuajse cdo ore e merrte ne telefon. Gjatë gjithe dites së shtunë qindra thirrjeve te familjarëve nuk u është pergjigjur duke i shqetësuar pafund .

Në këto kushte kane filluar të kërkojnë në te gjithë zonen e madje edhe ne kompani ku u kishin thene qe rreth ores 15:00 është larguar nderkohe qe kamerat e sigurise tregojne qarte pranine e tij ne ambientet e kompanise edhe rreth ores 16:00.

Kushëriri i Arifit , Eduart Karemani tregon se 60- vjecari ishte një ndër punëtorët e pare te kesaj kompanie e nder më të përkushtuarit, ndërkohë qe ka shpetuar edhe jetë punetoresh ne kompani, arsye per te cilen e therrisnin baba, teksa ka theksuar se me drejtuesit e punonjesit e kompanise kishte maredhenie shume te mira.

“Nuk arrij te kuptoj pse nuk i dhane ndihmen e shpejte ose pse nuk lajmeruan familjaret per ta marre edhe nese mund te kete qene nen efektin e alkolit, por e lane te vdiste brenda kamionit teksa e gjetem te pajete ne timon,”-thote ai teksa thekson se ka telefonuar policine nga Cikagoja.

“E braktisen, na genjyen dhe u perpoqen te fshihnin ngjarjen,"- pohon ai, teksa apelon fuqishem per drejtesi.

“Iku me kembet e tij dhe ma sollen te vdekur,”-thote mes lotesh Marjana, bashkeshortja e Arifit. 

“Nuk do te ndalem derisa te gjej drejtesi thote ajo, pasi gjithe jeten ne ate kompani e shfrytezuan vetem per punet me te veshtira dhe nuk u ankua asnjehere nderkohe qe prej vitesh nuk i paguanin as siguracionin”.

“Na sollen zarfin me leke , por as nuk e kemi hapur”-thone familjaret , sepse jeta e Arifit nuk ka cmim. Nuk do te gjejme qetesi derisa e drejta te triumfoje pohojne ata njezeri./FaxNews

patos arif karemani

Sondazh

Poll