Bota

Inteligjenca amerikane: Kina mund të furnizojë Rusinë me teknologji ushtarake për luftën në Ukrainë

Kina ka rritur importet e saj të energjisë ruse, duke përfshirë naftën dhe gazin e ridrejtuar nga Evropa, dhe ka zgjeruar përdorimin e saj të sistemeve të pagesave të brendshme të Rusisë

27 Korrik 2023, 21:25 Nga f.i
Inteligjenca amerikane: Kina mund të furnizojë Rusinë me
Xi Jinping dhe Vladimir Putin

RUSI- Kina po i ofron Rusisë teknologji dhe pajisje që janë gjithnjë e më të rëndësishme për luftën e Moskës në Ukrainë, raporton CNN.

Një raport zyrtar, i deklasifikuar nga Zyra e Drejtorit të Inteligjencës Kombëtare (ODNI) tha se Kina po ofronte pajisje me përdorim të dyfishtë, pavarësisht sanksioneve të përhapura ndërkombëtare dhe kufizimeve mbi eksportet. 

Raporti thotë se që nga marsi, Kina "kishte dërguar më shumë se 12 milionë dollarë drone në Rusi, duke cituar një "analizë të palëve të treta" të të dhënave të doganave ruse. Raporti thotë se firmat kineze "ndoshta" po ndihmojnë Moskën për t'iu shmangur këtyre sanksioneve megjithëse është "e vështirë të përcaktohet shtrirja" e kësaj ndihme. Gjithashtu në raport thuhet se komuniteti i inteligjencës nuk mund të jetë i sigurt nëse Pekini po ndërhyn qëllimisht në aftësinë e SHBA-së për të kryer kontrolle të eksportit, nëpërmjet intervistave dhe hetimeve, brenda Kinës.

Ndër të tjera thuhet se Kina ka rritur importet e saj të energjisë ruse, duke përfshirë naftën dhe gazin e ridrejtuar nga Evropa, dhe ka zgjeruar përdorimin e saj të sistemeve të pagesave të brendshme të Rusisë.

lufta rusi-ukraine

Sondazh

Poll