Bota

Mori flakë disa ditë më parë/ Anija me makina në Holandë vijon të digjet, ekspertët paralajmërojnë për fatkeqësi natyrore

Një anëtar i ekuipazhit ndërroi jetë dhe të tjerët u plagosën në orët e para të së mërkurës.

27 Korrik 2023, 18:40 Nga a.l
Mori flakë disa ditë më parë/ Anija me makina në
Trageti në Holandë

HOLANDË- Anija e mallrave e ngarkuar me makina e cila u përfshi nga flakët pak ditë më parë vijon të digjet.  Fremantle po lundronte nga porti gjerman i Bremerhavenit për në Singapor kur mori flakë pak para mesnatës të së martës, rreth 27 kilometra (17 milje) në veri të ishullit holandez të Ameland, duke shkaktuar frikën e një fatkeqësie mjedisore.

Një anëtar i ekuipazhit ndërroi jetë dhe të tjerët u plagosën në orët e para të së mërkurës. I gjithë ekuipazhi, i përbërë nga 21 shtetas indianë është evakuuar nga anija. Shkaku i zjarrit ende nuk është përcaktuar, shkruajnë mediat e huaja. 

Anija në pronësi japoneze është afër një zinxhiri ishujsh dhe Detit Wadden të listuar në Trashëgimisë Botërore, një habitat i rëndësishëm për zogjtë shtegtarë. Roja Bregdetare tha të mërkurën se anija mbante 2,857 makina, duke përfshirë 25 makina elektrike. 

holande

Sondazh

Poll