Bota

Djegia e Kuranit! Suedia rrit gatishmërinë ndaj terrorizmit pas protestave

Ministri i Drejtësisë Gunnar Strommer tha se puna do të synojë të forcojë "aftësinë e Suedisë për të parandaluar, penguar terrorizmin dhe ekstremizmin e dhunshëm".

27 Korrik 2023, 19:35 Nga f.i
Djegia e Kuranit! Suedia rrit gatishmërinë ndaj terrorizmit pas
Gunnar Strommer

SUEDI- Tensionet janë ndezur midis Suedisë dhe disa vendeve të Lindjes së Mesme pasi një refugjat irakian organizoi dy protesta në të cilat ai përdhos Kuranin.

“Ngjarjet e fundit shkatërruese, në veçanti djegiet e ndryshme demonstrative kanë rritur rreziqet për Suedinë”,- tha kryeministri Ulf Kristersson në një deklaratë të postuar në Instagram, raportojnë mediat e huaja.

Ndërkohë duke folur në një konferencë për shtyp, Ministri i Drejtësisë Gunnar Strommer tha se puna do të synojë të forcojë "aftësinë e Suedisë për të parandaluar, penguar terrorizmin dhe ekstremizmin e dhunshëm".

Paralalisht me këtë, ministri i Jashtëm Tobias Billstrom, pas një takimi të komitetit parlamentar mbi përkeqësimin e imazhit global të vendit për shkak të përdhosjes së Kuranit, tha se djegia e teksteve të shenjta në Suedi duhet të merret seriozisht.

Në muajt e fundit ka pasur akte të përsëritura të djegies së Kuranit, apo përpjekje për ta bërë këtë, nga figura apo grupe islamofobe, veçanërisht në vendet e Evropës veriore dhe ato nordike, duke shkaktuar zemërim si nga vendet muslimane, ashtu edhe nga mbarë bota.

gunnar strommer ulf kristersson

Sondazh

Poll