Bota

'Nuk ka kuorum'/ Dështon ndryshimi i Ligjit për zyrtarët publikë, deputeti i LVV-së voton kundër, Konjufca abstenon

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka konstatuar se s’ka kuorum meqë në votim kanë marrë pjesë vetëm 59 deputetë.

27 Korrik 2023, 18:30 Nga a.l
'Nuk ka kuorum'/ Dështon ndryshimi i Ligjit për
Mblidhet Kuvendi i Kosovës

KOSOVË- Në mungesë të kuorumit, Kuvendi i Kosovës nuk arriti që në seancën e sotme ta miratojë në lexim të parë Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për zyrtarët publikë. Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka konstatuar se s’ka kuorum meqë në votim kanë marrë pjesë vetëm 59 deputetë.

“Vetëm 59 deputetë morën pjesë në votim. Dy deputet s’morën pjesë. Kështu që s’ka kuorum”, ka deklaruar Konjufca pas votimit.

Gjithashtu, përveç që nuk ka pasur kuorum, vetë Konjufca ka abstenuar. Kryetari i Kuvendit ka thënë se Ligji i njejtë mund të vendoset për votim në një seancë tjetër kurdo që mund të organizohet.

Derisa mazhoranca e mbështeti këtë projektligj, kritik dhe kundër ishin deputetët opozitarë nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe ata të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës. Deputetët e opozitës këtë projektligj e cilësuan si tentim për kapjen e administratës shtetërore.

mblidhet kuvendi i kosoves

Sondazh

Poll