Bota

“Mesdheu: Në zjarr dhe hi”/ Gazeta franceze: Greqia, Italia, Portugalia dhe Kroacia në 'luftë' me flakët

Zjarret masive kanë shkaktuar 40 viktima në tre ditë, 34 prej tyre në Algjeri. Toka e Algjerisë është tharë nga temperaturat e larta, ajri i saj është i rënduar nga nxehtësia dhe tymi i zjarreve, të cilat lëshojnë një sërë përbërjesh kimike toksike të rrezikshme për shëndetin e njeriut. 

27 Korrik 2023, 12:38 Nga a.l
“Mesdheu: Në zjarr dhe hi”/ Gazeta franceze: Greqia, Italia,
Gazeta Liberation

“Mesdheu: Në zjarr dhe hi”, është titulli i sotëm i gazetës franceze “Liberation” në ballinën e sotme, duke komentuar zjarret që kanë përfshirë prej ditësh disa vende të Evropës si Greqia, Italia, Portugalia, Algjeria dhe Kroacia.

“Zjarret që janë ndezur ditët e fundit në shumë zona të Evropës Jugore kanë bërë hi në sipërfaqe të mëdha pyjore, ku qytetarët dhe turistët janë evakuuar si masë paraprake. Në të njëjtën kohë, valët e gjata të të nxehtit kanë prekur shumë zona në hemisferën veriore”, thuhet në raport. 

Greqia, Algjeria, Siçilia, Turqia, Spanja... Mesdheu është në flakë”, për shkak të ndryshimeve klimatike të shkaktuara nga njeriu si dhe mungesa e masave parandaluese në vendet e ekspozuara rregullisht ndaj tragjedive të tilla, thekson gazeta franceze. 

Zjarret masive kanë shkaktuar 40 viktima në tre ditë, 34 prej tyre në Algjeri. Toka e Algjerisë është tharë nga temperaturat e larta, ajri i saj është i rënduar nga nxehtësia dhe tymi i zjarreve, të cilat lëshojnë një sërë përbërjesh kimike toksike të rrezikshme për shëndetin e njeriut. 

As portugalia nuk u kursye nga zjarret, megjithatë zjarri që i afrohet Lisbonës duket se është vënë nën kontroll. Ashpërsia e të nxehtit që ka prekur Evropën Jugore prej më shumë se një muaji është shkaku i këtyre fatkeqësive.

“Vazhdojnë zjarret në pellgun e Mesdheut, kryesisht në Greqi me zjarrfikësit që luftojnë për të zbutur flakët në Rodos, Evia dhe Korfuz. Erërat e forta që priten gjatë ditës mund të nxisin edhe më shumë zjarret.
Në Siçili, Palermo është ende e kërcënuar nga flakët ”, komenton botimi.

Njëkohësisht gazeta “ Le Monde ” shkruan se në Greqi deri më tani janë regjistruar gjithsej 90 vatra zjarri dhe se grekët kanë përjetuar valën më të gjatë të të nxehtit në historinë e tyre me merkurin që tregon mbi 40 gradë Celsius prej disa ditësh. 

Siç thekson botimi francez, gjashtëdhjetë zjarre kanë shpërthyer javën e fundit. 

zjarr ne greqi

Sondazh

Poll