Bota

Riaktivizohet vatra e zjarrit në fshatin Sesklo të Magnezisë, Velestino dhe Agios Georgios mbeten pa energji elektrike

Ulja e intensitetit të erërave ndihmoi edhe në vendosjen e forcave të mëdha zjarrfikëse për të përballuar vatrën e zjarrit që kërcënonte zonat e paprekura, turistike.

27 Korrik 2023, 12:29 Nga a.l
Riaktivizohet vatra e zjarrit në fshatin Sesklo të Magnezisë,
Zjarrfikësit në Greqi

GREQI- Zjarri në fshatin Sesklo të Magnezisëështë riaktivizuar. Siç raportojnë mediat greke, zjarrfikësit kanë ngritur një alarm të ri dhe po punojnë për të neutralizuar flakët. Situata është përkeqësuar pas orëve të mesditës. 

Gjithashtu, në orën 05:14 u dërgua një mesazh alarmi për banorët e Pefkakisë, Alykes, Agios Georgios Kynigon dhe Neas Anchialos, pasi fronti që në mesnatë kërcënonte të hynte dhe të digjte Sesklos, po avanconte në juglindje si pasojë e erërave të forta, shkruajnë mediat greke.  

Ulja e intensitetit të erërave ndihmoi edhe në vendosjen e forcave të mëdha zjarrfikëse për të përballuar vatrën e zjarrit që kërcënonte zonat e paprekura, turistike. Sakaq dy zonat e tjera Velestino dhe Agios Georgios kanë probleme me energjinë elektrike. 

zjarr ne greqi

Sondazh

Poll