Bota

Rrëzohet helikopteri në Siberi, 6 të vdekur, 7 të plagosur

Helikopteri Mi-8 në Republikën Altai në Siberinë jugore mori flakë teksa po ulej dhe u përplas me një linjë elektrike.  Agjencia shtetërore ruse e lajmeve RIA Novosti raportoi, duke cituar rregullatorin e aviacionit civil të vendit Rosaviatsia, se helikopteri i përkiste një kompanie private dhe mbante një grup turistësh. 

27 Korrik 2023, 12:48 Nga a.l
Rrëzohet helikopteri në Siberi, 6 të vdekur, 7 të plagosur
Helikopter

SIBERI- Një helikopter raportohet se është rrëzuar në Siberi të Rusisë, ku për pasojë 6 persona kanë humbur jetën dhe 7 të tjerë kanë mbetur të plagosur. 

Helikopteri Mi-8 në Republikën Altai në Siberinë jugore mori flakë teksa po ulej dhe u përplas me një linjë elektrike.  Agjencia shtetërore ruse e lajmeve RIA Novosti raportoi, duke cituar rregullatorin e aviacionit civil të vendit Rosaviatsia, se helikopteri i përkiste një kompanie private dhe mbante një grup turistësh. 

Numri i përgjithshëm i njerëzve në bord është i paqartë. Sipas RIA Novosti, në bord ndodheshin gjithsej 12 pasagjerë dhe 3 anëtarë të ekuipazhit, por ministria e urgjencës tha se numri i përgjithshëm në bord ishte 13, shkruajnë mediat e huaja. 

Mi-8 është një helikopter me dy motorë i projektuar në vitet 1960. Është përdorur gjerësisht në Rusi, ku përplasjet kanë qenë të shpeshta, në vendet fqinje dhe në shumë vende të tjera. 

rrezohet helikopteri ne siberi

Sondazh

Poll