Bota

E pezulloi në Ukrainë/ 'Zotohet' Putin: Rusia do të furnizojë 6 vende me grurë falas në Afrikë

Në vitin 2022, Rusia eksportoi 11.5 milionë tonë drithë në Afrikë, dhe në gjysmën e parë të këtij viti pothuajse 10 tonë.

27 Korrik 2023, 12:52 Nga a.l
E pezulloi në Ukrainë/ 'Zotohet' Putin: Rusia do të
Vladimir Putin

RUSI- Presidenti Vladimir Putin premtoi të enjten se do të dërgojë deri në 50,000 tonë furnizime drithi falas në gjashtë vende afrikane, ndërsa hapi samitin Rusi-Afrikë në vendlindjen e tij në Shën Petersburg, shkruajnë mediat e huaja. 

"Në muajt e ardhshëm ne do të jemi në gjendje të sigurojmë furnizime falas të 25,000 deri në 50,000 tonë drithë në Burkina Faso, Zimbabve, Mali, Somali, Republikën e Afrikës Qendrore dhe Eritrea," tha ai në një fjalim. 

Në vitin 2022, Rusia eksportoi 11.5 milionë tonë drithë në Afrikë, dhe në gjysmën e parë të këtij viti pothuajse 10 tonë. Marrëveshja e grurit, e nënshkruar në korrik 2022 në Stamboll dhe e rinovuar dy herë, lejoi që eksportet e ushqimit të Ukrainës të rifillonin pavarësisht luftës, por Rusia e la të skadonte të hënën e kaluar.

vladimir putin

Sondazh

Poll