Bota

Dialogu Kosovë-Serbi/ Delegacioni i nivelit të lartë nga SHBA-të të dielën në Kosovë, takim me Kurtin dhe Osmanin

Pas tensioneve në veri dhe protestave të serbëve lokalë, kjo do të jetë vizita më lartë nga administrata e presidentin amerikan Joe Biden.

27 Korrik 2023, 12:14 Nga a.l
Dialogu Kosovë-Serbi/ Delegacioni i nivelit të lartë nga
Gabriel Escobar, Derek Chollet, Jeffrey Hovenier

KOSOVË- Nënsekretari i Departamentit të Mbrojtjes të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Derek Chollet të dielë do të jetë për vizitë në Kosovë.

Siç raportojnë mediat e Kosovës, Chollet nuk do të jetë vetëm, por i shoqëruar nga zyrtarë të tjerë të lartë të sigurisë amerikane. Zyrtati amerikan dhe delegacioni pritet të kenë takime të ndara me presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti.

Pas tensioneve në veri dhe protestave të serbëve lokalë, kjo do të jetë vizita më lartë nga administrata e presidentin amerikan Joe Biden.

gabriel escobar derek chollet jeffrey hovenier

Sondazh

Poll