Bota

Mblidhet Kuvendi i Kosovës/ PDK 'bojkoton': S’do të votojmë ligje as marrëveshje ndërkombëtare

Ne seancën e fundit të Kuvendit të Kosovës më 13 korrik të këtij viti pati përplasje fizike në mes të deputetëve dhe të ministrave. Ndërsa kryeministri Kurti ishte duke folur në foltoren e Kuvendit ka shpërthyer dhuna.

27 Korrik 2023, 12:06 Nga a.l
Mblidhet Kuvendi i Kosovës/ PDK 'bojkoton': S’do të
Partia Demokratike e Kosovës

KOSOVË-  Partia Demokratike e Kosovës do të marr pjesë në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës.  Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri ka thënë se do jenë të pranishëm në seancën e sotme, por nuk do të marrin pjesë në votimin e ligjeve dhe marrëveshjeve ndërkombëtare.

“Patjetër se do të marrim pjesë. Ne seancat nuk I bojkotojmë. Ne nuk do të marrim pjesë në votimin e ligjeve dhe marrëveshjeve ndërkombëtare që I sjell qeveria. Ne nuk I bojkotojmë asnjëherë seancat plenare”, tha ai.

Ne seancën e fundit të Kuvendit të Kosovës më 13 korrik të këtij viti pati përplasje fizike në mes të deputetëve dhe të ministrave. Ndërsa kryeministri Kurti ishte duke folur në foltoren e Kuvendit ka shpërthyer dhuna.

Në fjalën e tij, Kurti ishte duke folur për policinë në Veri dhe për Milan Radojiçiç. Përleshja nisi kur deputetja e PDK-së Ganimete Musliu vendosi karikaturë të Kurtit si 'pinoku'. Më pas zëvendëskryeministri Besnik Bislimi e hoqi fotografinë, gjë që çoi në reagimin e deputetit të PDK-së Mërgim Lushtaku, i cili i gjuajti me ujë kryeministrin Kurti. Më pas zëvendësi i tij Bislimi e gjuajti me shishe Lushtakun. Këtu reagoi ministri Hekuran Murati, i cili mori edhe disa goditje gjatë përleshjes. 

abelard tahiri

Sondazh

Poll