Bota

Reforma gjyqësore në Izrael, BE "e shqetësuar" e ndjek nga afër

26 Korrik 2023, 19:18 Nga f.i
Reforma gjyqësore në Izrael, BE "e shqetësuar" e ndjek
foto ilustruese

IZRAEL- Bashkimi Evropian (BE) tha sot se po i ndjek “nga afër dhe me shqetësim” zhvillimet në Izrael lidhur me reformën në drejtësi, raportojnë mediat e huaja.

“Ndërsa marrëveshjet specifike në lidhje me reformën gjyqësore dhe fushëveprimin e saj duhet të vendosen nga izraelitët, është e rëndësishme që të ruhen vlerat thelbësore mbi të cilat bazohet partneriteti ynë”,- tha në një deklaratë Nabila Massrali, zëdhënësja e BE-së për politikën e jashtme dhe të sigurisë.

BE-ja i bën thirrje qeverisë izraelite “të vazhdojë të kërkojë një konsensus të gjerë dhe të synojë një proces që është gjithëpërfshirës”, tha Massrali, duke shtuar: “Është e rëndësishme të arrihet një kompromis që do të ishte i pranueshëm për qytetarët dhe partitë politike izraelite”.

reforma ne izrael izrael be

Sondazh

Poll