Bota

Tentativë për grusht shteti në Niger, çfarë raportohet deri më tani?

Komuniteti Ekonomik i Shteteve të Afrikës Perëndimore (ECOWAS) tha se ka pasur një përpjekje për të marrë pushtetin me forcë në vendin e Afrikës Perëndimore. 

26 Korrik 2023, 18:24 Nga a.l
Tentativë për grusht shteti në Niger, çfarë
Presidenti i Nigerit

NIGERI-  Udhëheqësi i Nigerit thuhet se është kapur nga anëtarët e gardës presidenciale, duke shkaktuar paralajmërime nga fuqitë rajonale se është duke u zhvilluar një grusht shteti. 

Zona përreth pallatit presidencial në kryeqytetin Niamey, ku thuhet se po mbahet presidenti Mohamed Bazoum është aktualisht si një "qytet fantazmë", tha një gazetar në terren për CNN, duke e përshkruar situatën të tensionuar.

Komuniteti Ekonomik i Shteteve të Afrikës Perëndimore (ECOWAS) tha se ka pasur një përpjekje për të marrë pushtetin me forcë në vendin e Afrikës Perëndimore. 

ECOWAS dënon në termat më të ashpër përpjekjen për të marrë pushtetin me forcë dhe u bën thirrje puçistëve të lirojnë Presidentin e Republikës së zgjedhur në mënyrë demokratike menjëherë dhe pa asnjë kusht”, shtoi blloku.

Sipas mediave të huaja, anëtarë të armatosur rëndë të Gardës Presidenciale filluan të mblidhen jashtë Pallatit Presidencial, mëngjesin e sotëm. Gazetari vëzhgoi afërsisht njëzet anëtarë të Gardës Presidenciale jashtë kompleksit të pallatit më vonë gjatë ditës.

nigeri

Sondazh

Poll