Bota

PANIK në New York/ Vinçi merr flakë nga hiçi, plagosen 5 persona, dëshmitarja: Për pak po shembej! U larguam nga hoteli

Rreth orës 7:30 të mëngjesit, zona e kabinës së vinçit u ndez papritur, duke dërguar shtëllunga të dendura tymi në qiell.

26 Korrik 2023, 17:01 Nga a.l
PANIK në New York/ Vinçi merr flakë nga hiçi, plagosen 5
Merr flakë vinçi në Manhatan

SHBA- Një vinç është përfshirë nga flakët dhe më pas është rrëzuar në një ndërtesë fqinje në New York City, duke lënë pesë persona të plagosur, përfshirë një zjarrfikës. Sipas mediave të huaja, incidenti ndodhi në 570 10th Avenue, një ndërtesë e lirë në ndërtim e sipër pranë Hudson Yards midis rrugëve West 41st dhe West 42nd. 

Rreth orës 7:30 të mëngjesit, zona e kabinës së vinçit u ndez papritur, duke dërguar shtëllunga të dendura tymi në qiell. Ndërsa flakët u ndezën, paniku filloi pasi pjesa e sipërme e vinçit u përplas në një ndërtesë matanë rrugës përpara se të binte në tokë poshtë.

Këmbësorët nxituan për siguri dhe makinat që kalonin u binin në alarm duke shkaktuar kaos në rrugë. “Mirë se erdhe në Nju Jork. Vinçi pranë hotelit tim është në flakë dhe po shembet, kështu që na u desh të evakuoheshim”, shkroi në Twitter një dëshmitare, Heidi Elmore, së bashku me një video të reagimit të shpejtë të FDNY ndaj katastrofës. 

Pas incidentit, kryebashkiaku Adams vizitoi vendin e ngjarjes për të vlerësuar situatën. NYPD këshilloi banorët e Nju Jorkut të shmangin zonën dhe të marrin rrugë alternative për shkak të bllokimit të pritshëm të trafikut. 

manhatan

Sondazh

Poll