Bota

Lufta Rusi-Ukrainë/ "U largova në mes të natës"! Matematikani rus: 66 vjet pas kthimit në atdhe, sërish në mërgim

Ai vazhdon të mësojë studentë në Rusi me ndihmën e aplikacionit Zoom dhe mendon se pjesën tjetër të jetës do ta kalojë në mërgim.

26 Korrik 2023, 19:05 Nga f.i
Lufta Rusi-Ukrainë/ "U largova në mes të natës"!
Alexei Sosinsky

RUSI- Një histori prekëse është ajo e matematikanit të njohur Alexei Sosinsky, të cilin lufta Rusi-Ukrainë e ka bërë ë jetojë jashtë atdheut. Një shekull pasi babai dhe nëna e tij u larguan nga bolshevikët në Rusi, matematikani Sosinsky përjetoi përsëritjen e historisë kur Presidenti Vladimir Putin filloi një pushtim të Ukrainës, shkruan Reuters.

Në moshën 85-vjeçare, ai është përsëri në mërgim, kur Putini shkoi në luftë vitin e kaluar, Sosinski u largua nga Moska në mes të natës, me dy valixhe në duar. 

“Unë nuk hezitova fare, bëra menjëherë gjithçka që ishte e mundur për t’u larguar,” i tha ai Reuters në një intervistë telefonike dhe shpjegoi se si një ish-student i siguroi atij një biletë avioni për në Stamboll (i njëjti qytet në të cilin babai i tij u arratis me anije në 1919), dhe më pas u nis për në Paris, ku jeton vajza e tij.

Ai vazhdon të mësojë studentë në Rusi me ndihmën e aplikacionit Zoom dhe mendon se pjesën tjetër të jetës do ta kalojë në mërgim.

alexei sosinsky lufta rusi-ukraine

Sondazh

Poll