Politike

1 orë zgjati! Përfundon mbledhja e Asamblesë së Partisë Socialiste, Rama del me telefon në vesh, e ndjekin pas 4 socialistët

Pas mbledhjes, kryeministri Edi Rama shoqërohej nga ministri i Drejtësisë Ulsi Manja; kryebashkiakët e Kamzës dhe Lezhës Rakip Suli dhe Pjerin Ndreu; po ashtu edhe nga deputeti socialist Xhemal Qefalia.

26 Korrik 2023, 19:00 Nga k.m.
1 orë zgjati! Përfundon mbledhja e Asamblesë së Partisë
Edi Rama duke dalë nga Asambleja

TIRANË- Më shumë se 50 minuta ka zgjatur takimi i Asamblesë së Partisë Socialiste. Pas mbledhjes, kryeministri Edi Rama shoqërohej nga ministri i Drejtësisë Ulsi Manja; kryebashkiakët e Kamzës dhe Lezhës Rakip Suli dhe Pjerin Ndreu; po ashtu edhe nga deputeti socialist Xhemal Qefalia.

Edhe pse iu kërkua një prononcim për mediat, Rama u hoq sikur po fliste në telefon dhe i injoroi mediat e mbledhura që pritën për një prononcim. Megjithatë duket se situata në mbledhje ka qenë e tensionuar, pasi ndryshe nga sa hyri, Rama doli pa xhaketë.

asambleja e ps 26 korrik 2023

Sondazh

Poll