Politike

Mbledhja e Asamblesë sjell ndyshime në strukturat e PS/ Blendi Klosi zgjidhet sekretar i Përgjithshëm, Çuçi merr kryesimin e grupit parlamentar

Paraardhësi i Ballës në detyrën e ministrit, Bledi Çuçi u shkarkua nga posti në kabinet 2 javë më parë, pas skandalit me dhunën e fisit Rraja në Fushë Krujë.

26 Korrik 2023, 18:43 Nga k.m.
Mbledhja e Asamblesë sjell ndyshime në strukturat e PS/ Blendi Klosi
Blendi Klosi dhe Bledi Çuçi

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka bërë ndryshime në strukturën organizative të Partisë Socialiste. Bledi Çuçi është zgjedhur në krye të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, pasi vendi u la bosh nga Taulant Balla, i sapoemëruar në Ministrinë e Brendshme. Paraardhësi i Ballës në detyrën e ministrit, Bledi Çuçi u shkarkua nga posti në kabinet 2 javë më parë, pas skandalit me dhunën e fisit Rraja në Fushë Krujë.

Ndërsa Blendi Klosi zgjidhet sekretar i Përgjithshëm, duke larguar nga posti Damian Gjiknurin, i cili ia "mori" vendin Taulant Ballës që prej kohësh i ushtronte të dyja funksionet. Megjithatë deri më tani nuk dihen detaje dhe motivacionet e këtyre lëvizjeve të bërë nga kryesocialisti. 

blendi klosi bledi çuçi asambleja e ps 26 korrik 2023

Sondazh

Poll