Politike

Asambleja e PS-së sjell "fortunë" shkarkimesh! Ç’pritet të bëjë sot kryeministri Rama, kabinetin e ri e 'instrukson' nesër në Tepelenë

Në mbledhjen e sotme të qeverisë janë bërë edhe ndryshime të tjera dhe për ndryshimet në Kabinet pritet që të mblidhet sërish Parlamenti në një seancë speciale për të votuar ndryshimet në ministri, pas dekretimit nga presidenti i vendit, Bajram Begaj.

26 Korrik 2023, 17:50 Nga k.m.
Asambleja e PS-së sjell "fortunë" shkarkimesh!
Edi Rama

TIRANË- Delina Ibrahimaj është shkarkuar sot nga posti i ministres së Ekonomisë dhe Financave. Por burime për Dosja.al bëjnë me dije se nuk do të jetë i vetmi. Shkarkimi i Delina Ibrahimaj duket se i ka hapur rrugë shumë ndryshimeve në qeveri, por ende nuk dihen detaje të tjera.

Në mbledhjen e sotme të qeverisë janë bërë edhe ndryshime të tjera dhe për ndryshimet në Kabinet pritet që të mblidhet sërish Parlamenti në një seancë speciale për të votuar ndryshimet në ministri, pas dekretimit nga presidenti i vendit, Bajram Begaj. Përveç ndryshimeve në qeveri, pritet edhe të "mbushet" edhe vendi bosh që la Taulant Balla si kreu i grupit parlamentar pas emërimit si ministër i Brendshëm. Vetëm se tani pikëpyetja është: a do jetë kryetari ose kryetarja e grupit, një nga anëtaret e kabinetit? E nëse po, kush?

Përgjigjet pritet të merren sot, pas përfundimit të mbledhjes së Partisë Socialiste që do të nisë në orën 17.30. Për të njoftuar planet e reja, më 28 dhe 29 korrik në Tepelenë, kryeministri Edi Rama do të mbledhë Qeverinë në një takim informal. Zyrtarisht thuhet se në këtë takim do të shpallen objektiva të reja për ministritë përkatëse./Dosja.al

edi rama asambleja e ps 26 korrik 2023

Sondazh

Poll