Politike

Bardhi: Komisioni i Etikës nuk ekziston, s’ka kryetar! Deputetja: Jam tërhequr nga dorëheqja

Açka shkruan se sot është në cilësinë që i kanë dhënë demokratët, si kryetare e Komisionit të Apelimit, Integritetit dhe Etikës.

26 Korrik 2023, 15:44 Nga DOSJA
Bardhi: Komisioni i Etikës nuk ekziston, s’ka kryetar! Deputetja: Jam
Olta Xhaçka dhe Gazment Bardhi

TIRANE- Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi, deklaroi sot se Komisioni i Etikës nuk ekziston, pasi kryetarja Flutura Açka ka dhënë dorëheqjen. Në kundërpërgjigje, Açka ia kthen Bardhit duke thënë se e ka tërhequr dorëheqjen e saj me besimin që ka ardhur koha që PD-ja të dalë nga agonia. Açka shkruan se sot është në cilësinë që i kanë dhënë demokratët, si kryetare Kryetare e Komisionit të Apelimit, Integritetit dhe Etikës.

Mesazhi i Flutura Açkës

Jam kthyer me ftesë të mikut tim, Gazmend Bardhi

Kjo ftesë që kam marrë nga z. Bardhi, në cilësinë e Sekretarit të Përgjithshëm të PD-së e shpjegon kthimin tim. Besova se ishte çasti që PD të dilte nga agonia, dhe ftesa e tij kishte shumë kuptim për mua.

Ndaj u ktheva, dhe jam sot në cilësinë që më kanë dhënë demokratët, dhe asnjë emër i përveçëm: Kryetare e Komisionit të Apelimit, Integritetit dhe Etikës së Partisë Demokratike.

Sondazh

Poll