Politike

Ambasada e SHBA: KLGJ dhe KLP themeli i sistemit të drejtësisë, vende të lira brenda dy këshillave

Kjo përtëritje e anëtarëve të Këshillave, citohet në njoftim, është thelbësore për mbrojtjen e reformës në drejtësi, dhe përparimin drejt një sistemi drejtësie të pavarur dhe të efektshëm.

26 Korrik 2023, 14:21 Nga DOSJA
Ambasada e SHBA: KLGJ dhe KLP themeli i sistemit të drejtësisë,
Ambasada Amerikane

TIRANË- Ambasada e SHBA-së ka reaguar me anë të një postimi në Facebook, duke vënë në dukje se Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë janë në themel të sistemit të drejtësisë në Shqipëri. Njoftohet se janë hapur vende të lira brenda dy këshillave. Kjo përtëritje e anëtarëve të Këshillave, citohet në njoftim, është thelbësore për mbrojtjen e reformës në drejtësi, dhe përparimin drejt një sistemi drejtësie të pavarur dhe të efektshëm.

Njoftimi

Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë janë në themel të sistemit të drejtësisë në Shqipëri. Tashmë, janë hapur vende të lira brenda dy këshillave. Kjo përtëritje e anëtarëve të Këshillave është thelbësore për mbrojtjen e reformës në drejtësi në Shqipëri dhe përparimin drejt një sistemi drejtësie të pavarur dhe të efektshëm.

Gjashtë anëtarë të rinj do t'i bashkohen çdo Këshilli - 3 anëtarë jo-magjistratë dhe 3 anëtarë magjistratë - me një mandat pesë-vjeçar.

Për anëtarët jo-magjistratë, afati i fundit për aplikim është të shtunën e ardhshme, 5 gusht 2023. Procesi administrohet nga Kuvendi. Detajet mbi procesin e aplikimit mund të gjenden këtu:

Një anëtar nga shoqëria civile: https://bit.ly/3DsUkrB (parlament.al)

Dy anëtarë nga radhët e avokatëve: https://bit.ly/3Kh22c1 (parlament.al)

Për anëtarët magjistratë, afati i aplikimit është data 4 shtator 2023. Procesi administrohet nga Gjykata e Lartë dhe Prokuroria e Përgjithshme. Detajet mbi proceset e aplikimit mund të gjenden këtu:

Për Këshillin e Lartë Gjyqësor: https://bit.ly/3Otenëm

Për Këshillin e Lartë e Prokurorisë: https://bit.ly/3q92eDl

Ambasada e SHBA nxit të gjithë kandidatët e kualifikuar të aplikojnë për të siguruar një proces të drejtë, konkurrues dhe një tranzicion të suksesshëm. Shtetet e Bashkuara, së bashku me partnerët tanë, do ta ndjekim nga afër këtë proces në muajt në vijim.

Sondazh

Poll