Bardhi: Komisioni i Etikës nuk ekziston, s’ka kryetar! Deputetja: Jam tërhequr nga dorëheqja
Olta Xhaçka dhe Gazment Bardhi TIRANE- Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi, deklaroi sot se Komisioni i Etikës nuk...
Ministrja e Financave Delina Ibrahimaj, tashmë një "ish", foli për pagesat e tre incineratorëve duke hequr përgjegjësinë nga blloku i financave të vendit që ajo drejton.
TIRANË- Sot, kryeministri Edi Rama ka hedhur firmën për shkarkimin për ministren e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj. Vendimi për shkarkimin u konfirmua sot, në një mbledhje të Këshillit të Ministrave, ku detajet janë të cunguara. Por Dosja.al ka mësuar më shumë.
Në fakt ajo që sot u "shit" si shkarkim, në fakt është një dorëheqje, e zvarritur prej kohësh nga ana e kryeministrit Edi Rama. Por që nga e premtja e shkuar, më në fund Rama e mori sot vendimin për të lënë pas një nga bashkëpunëtoret e tij që në vitin 2021. Por të premtën ndodhi gjithçka, vetëm disa orë nga një deklaratë që bëri nga seanca e fundit në Kuvend.
Ministrja e Financave Delina Ibrahimaj, tashmë një "ish", foli për pagesat e tre incineratorëve duke hequr përgjegjësinë nga blloku i financave të vendit që ajo drejton.
"Po deformohet opinioni publik. Nuk paguhet asnjë para nga buxheti i shtetit për impiantet e trajtimit të mbetjeve të Elbasanit e Fierit. Ndërsa për impiantin e Tiranës është një fond në buxhetin e shtetit prej 200 milionë lekësh, fond kontigjence në rast të paaftësisë paguese të bashkisë së Tiranës. Kjo është transparente. E mora fjalën për të sqaruar opinionin publik. Nuk është e drejtë të goditet vendimmarrja e qeverisë në mënyrë të tillë,"-tha Ibrahimaj.
Kaq tha Ibrahimaj, e në fund dëshira e saj duket se u plotësua. Të nesërmen letra e saj e dorëheqjes u firmos nga Rama, por mesa duket me një kusht...të "shitet" si shkarkim. Ndërkohë që vendimi është marrë, ende nuk ka një reagim nga ministrja, për të dhënë edhe ajo versionin e saj që me shumë gjasa nuk do të ndodhë. Siç nuk ka ndodhur me asnjë prej të shkarkuarve të tjerë. Të paktën, Ibrahimaj kishte 'privilegjin' që të mos e merrte vesh nga mediat, apo nga rrjetet sociale të kryeministrit Edi Rama.
Olta Xhaçka dhe Gazment Bardhi TIRANE- Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi, deklaroi sot se Komisioni i Etikës nuk...
Delina Ibrahimaj TIRANË- 'Dosja.al' raportoi se kryeministri Edi Rama shkarkoi nga detyra gjatë mbledhjes urgjente të Qeverisë, një...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka shkarkuar një nga ministrat e kabinetit të tij. Ky vendim i papritur u mor gjatë mbledhjes ur...
Ambasada Amerikane TIRANË- Ambasada e SHBA-së ka reaguar me anë të një postimi në Facebook, duke vënë në dukj...
Gazment Bardhi TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi deklaron se nuk ka asnjë 'flirt' me kry...
Gazment Bardhi TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i PD-së së Vulës, Gazment Bardhi iu përgjigj Lulzim Bashës duk...
Gazment Bardhi TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike të vulës, Gazment Bardhi ka bërë të ditu...
Gazment Bardhi TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i PD-së së vulës, Gazment Bardhi, ka treguar se deputeti i PD-së Lu...
Gazment Bardhi TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike (të vulës), Gazment Bardhi ka zhvilluar ditën...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar lidhur me skandalin e rëndë të denoncuar një dit&e...