Politike

'Cilin kandidat ke mbështetur në Vaun e Dejës?'/ Bardhi 'kërcënon' Bashën: Thuaje, ose do bëj publike SMS

Bardhi tha se ka mesazhe dhe nëse nuk e pranon mund t'i bëjë publike.

26 Korrik 2023, 13:39 Nga A.B
'Cilin kandidat ke mbështetur në Vaun e Dejës?'/ Bardhi
Gazment Bardhi

TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i PD-së së vulës, Gazment Bardhi, ka treguar se deputeti i PD-së Lulzim Basha ka mbështetur kandidatët e Sali Berishës dhe Ilir Metës në zgjedhjet e 14 majit. Gjatë konferencës për mediat, ai tha se Basha ka mbështetur 3 kandidatë të koalicionit Berisha-Meta. Për këtë Bardhi tha se ka mesazhe dhe nëse nuk e pranon mund t'i bëjë publike.

PJESË NGA DEKLARATA E TIJ:

Jam njohur me një listë të Këshillit Kombëtar në faqen e PD. Aty ka vetëm 300 anëtarë nga 400, pretendimi i tyre është se pjesa që është hequr nga lista është se kanë qene të angazhuar në fushatë për një formacion tjetër. 

Për kolëget e mia brenda partisë të bësh fushatë për Velinë, nuk e humb cilësinë si anëtar i PD. Këto janë dy standarte të paparanueshme, i neveris.

Cilido që ka bërë fushatë për Igli Carën ka bërë gjënë e duhur. Kush bën fushatë për Veliajn është gabim, sa kohë që nuk ka një vendim, nuk jam unë që caktoj se kush është anëtar. 

Unë kam pyetje për Bashën. Cilin kandidat ka mbështetur në Vaun e Dejës? Thuaja opinionit publik, nëse ai nuk e thotë unë do bëj publik komunikimin me SMS që kam pasur me Bashën. 

Po në Kurbin, Rrogozhine...Basha ka mbështetur kandidatin e Berishës dhe të Metës, unë nuk kam dy standarte, dikush që ka mbështetur Zef Hilën në Vaun e Dejës ta bëjmë kryetar, e ata që e mbështesin ti përjashtojë...

gazment bardhi

Sondazh

Poll