Politike

“Kryesia me dy standarde”/ Bardhi: Përjashtuan ata që bënë fushatë për Berishën, mbajtën ata që bënë për Veliajn

Bardhi tha se ndër antarët e Këshillit Kombëtar, Basha ka ende njerëz që kanë deklaruar votën hapur pro Erion Veliajt.

26 Korrik 2023, 13:51 Nga A.B
“Kryesia me dy standarde”/ Bardhi: Përjashtuan ata që
Gazment Bardhi

TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i PD-së së Vulës, Gazment Bardhi iu përgjigj Lulzim Bashës duke i kujtuar se ai ka mbështetur kandidatët e Berishës në zgjedhjet e 14 Majit, duke sjellë rastin e Zef Hilës. Po ashtu, Bardhi tha se ndër antarët e Këshillit Kombëtar, Basha ka ende njerëz që kanë deklaruar votën hapur pro Erion Veliajt.

Bardhi- Nëse ju klikoni në google, do gjeni atë thotë do votoj Veliajn dhe këto janë tre arsye. Po bërë fushatë për Veliajn të njohin si anëtar i PD. Unë nuk di që PD të ketë pasur aleancë me Veliajn dhe me PS në Tiranë. Për mua është e rëndë që të deklarosh si anëtar i forumit më të rëndë se unë votoj se mbështes, nuk kam gjë me kolegun qe ka thene votoni Veliajn, por e kam me të tjerët që e thonë. Këtë standart unë e neveris. 

Pyetja- Cila është e ardhmja jote? A do i drejtoheni një procesi gjyqësor?

Bardhi: Qëndrimi im ka qenë ekzaktësisht ky; vijimi i konfliktit në PD, nuk është interesi më i mirë i demokratëve. I ka lodhur votuesit e PD. Në këtë betejë unë nuk kam hyrë për të ardhmen time, por për të ardhmen e PD që nuk duhet të jetë peng i asnjë emri. Ne themi që nuk duhet të jetë peng i Berishës, por duhet të themi dhe për Bashën. Unë nuk kam bërë betejë për karrigen time, nuk bëj dhe nuk do ndryshoj qëndrim në varësi të interesit momental të tjetrit. 

Kishte dhe një akuzë në fletërrufe, se unë nuk kam protokolluar vendimet e kryesisë. Kjo është një gënjeshtër.

gazment bardhi

Sondazh

Poll