Bota

Rënie drastike, popullsia në Japoni ulet me gati 1 milionë banorë

Numri i shtetasve japonezë ra për të 14-in vit, me rreth 800,000 njerëz, në 122.42 milionë, sipas të dhënave të regjistrimit të rezidentëve më 1 janar 2023, të publikuara nga Ministria e Punëve të Brendshme dhe Komunikimeve.

26 Korrik 2023, 15:48 Nga a.l
Rënie drastike, popullsia në Japoni ulet me gati 1 milionë
Japoni

JAPONI- Popullsia e Japonisë është ulur me gati 1 milion banorë. Të dhënat e qeverisë tregojnë se numri i të huajve është rritur në një rekord prej afro 3 milionë. 

Sipas të dhënave shoqëria japoneze po plaket në të gjithë vendin dhe sugjerojnë se shtetasit e huaj po luajnë një rol gjithnjë e më të madh në kompensimin e popullsisë në tkurrje, shkruajnë mediat e huaja. 

Numri i shtetasve japonezë ra për të 14-in vit, me rreth 800,000 njerëz, në 122.42 milionë, sipas të dhënave të regjistrimit të rezidentëve më 1 janar 2023, të publikuara nga Ministria e Punëve të Brendshme dhe Komunikimeve.

japoni

Sondazh

Poll