Bota

Zjarret në Sicili, tre të moshuar humbin jetën nga flakët

Pas lajmit për një grua që humbi jetën në Palermo, pasi autoambulanca që duhej ta shpëtonte ishte bllokuar nga zjarret në kodrat e qytetit, një çift të moshuarish rreth të 70-ave kanë gjetur vdekjen në një shtëpi pushimi në Cinisi.

26 Korrik 2023, 15:38 Nga f.i
Zjarret në Sicili, tre të moshuar humbin jetën nga flakët
foto ilustruese

ITALI- Ishulli jugor italian i Sicilisë është dërrmuar nga zjarret e egra nga të cilat humbën jetën tre të moshuar, bëri të ditur presidenti rajonal. 

Mediat e huaja raportojnë se pas lajmit për një grua që humbi jetën në Palermo, pasi autoambulanca që duhej ta shpëtonte ishte bllokuar nga zjarret në kodrat e qytetit, një çift të moshuarish rreth të 70-ave kanë gjetur vdekjen në një shtëpi pushimi në Cinisi.

Në terren kundër flakëve masive në të gjithë Sicilinë, për shkak të temperaturave të larta dhe erës së sirokut ndodhen gjithsej 118 ekipe të zjarrfikësve. 

Ndërsa zjarret vazhdojnë të sfidojnë jugun e Italisë, pjesa veriore e vendit po përballet me stuhi të forta që rezultuan në vdekjen e dy personave të martën. Një nga viktimat ishte një vajzë 16-vjeçare, e shtypur nga një pemë që i ra përsipër. 

moti ne itali

Sondazh

Poll