Bota

Franca nuk u shpëton zjarreve/ Digjen 200 hektarë tokë në gjirin e Korsikës, 3 fshatra 'kërcënohen' nga flakët

Për një kohë, zjarri kërcënoi tre fshatra, Corbara, Pigna dhe Santa-Reparata-Di-Balagna dhe dy fshatra në veçanti.   

26 Korrik 2023, 15:41 Nga a.l
Franca nuk u shpëton zjarreve/ Digjen 200 hektarë tokë në
Foto ilustruese

FRANCË- Franca ndodhet mes vendeve që po përballen me zjarret e rrezikshme. Sipas mediave të huaja, zona më e prekur aktualisht mbetet gjiri i Korsikës, ku mësohet se janë djegur rreth 200 hektarë tokë në rajonin Haute-Corse mbrëmjen e së martës, ndërsa 3 fshatra janë në kërcënim të flakëve. 

“Zjarri mund të frenohet deri në fund të mëngjesit”, tha prefektura, ndërsa zjarrfikësit vërejnë një rënie të lehtë të erës.

I shtyrë nga erërat që arrinin shpejtësinë 120 ose 130 km/h gjatë natës, zjarri përfshiu 200 hektarë pa shkaktuar viktima apo dëme materiale. Për një kohë, zjarri kërcënoi tre fshatra, Corbara, Pigna dhe Santa-Reparata-Di-Balagna dhe dy fshatra në veçanti.   

zjarr ne france

Sondazh

Poll