Bota

Vrasja e Oliver Ivanoviç/ Aksion blic në veri të Mitrovicës, arrestohet një zyrtar i Policisë dhe një tjetër (EMRI+VD)

16 Tetor 2019, 06:02 Nga DOSJA
Vrasja e Oliver Ivanoviç/ Aksion blic në veri të

Kosovë-Në orët e para të mëngjesit të sotëm Policia e Kosovë, ka kryer një aksion Blic në pjesën veriore të Mitrovicës për vrasjen e politikanit serb Oliver Ivanoviç.

Në prangat e policisë  kanë rënë dy persona, njëri nga ta, zyrtar serb i Policisë së Kosovës, ndërkohë një tjetër është në kërkim. Sipas policisë një nga personat e arrestuar  është  Rado Basara ndërkohë tek i arrestuari i dytë policia ka gjetur edhe një armë.

Deri më tani për vrasjen e politikanit serb  janë arrestuar 6 persona, dy prej të cilëve janë liruar. Ndërsa shteti ka lëshuar urdhërarrest ndërkombëtar edhe për Milan Radojiçiqin, i cili po fshihet në Serbi.

Oliver Ivanoviq, ka qenë ish-ministër dhe ish-deputet në Kuvendin e Kosovë, i cili ka udhëhequr SDP’në, u vra më 16 janar të vitit 2018.

Video marrë nga Klan Kosova:

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni oliver ivanoviç vrasja e politikanit serb oliver ivanoviç vrasja e politikanit serb

Sondazh

Poll