Sport

Guardiola dhe Tuchel 'luftojnë' për Walker: "Ne do të luftojmë për të"...

Thashethemet rreth anësorit anglez të Manchester Cityt, e vendosën atë në orbitën e Bayernit, por trajneri spanjol refuzon të humbasë një lojtar kyç.

25 Korrik 2023, 16:48 Nga DOSJA
Guardiola dhe Tuchel 'luftojnë' për Walker: "Ne do

ANGLI - Pep Guardiola dhe Thomas Tuchel kanë një marrëdhënie të ngushtë, që filloi gati një dekadë më pare, kur katalanasi mbërriti në Mynih. 

Pasi kaloi sërish rrugët në Angli, tashmë është gjermani ai që pushton pankinën e Bajernit. Por, pavarësisht distancës, tregu i transferimeve është përballur sërish me ta për Kyle Walker.

Thashethemet e fundit që janë përhapur në sferën e Cityt dhe Bayernit, tregojnë për klubin bavarez si destinacionin më të mundshëm të mbrojtësit të djathtë veteran të 'Qytetarëve'. 

Diçka që Guardiola refuzon ta marrë si të mirëqenë. “Ne do të luftojmë për të... Ai ka cilësi që është e pamundur të zëvendësohen”,- thotë trajneri spanjol.

Nga ana e tij, Tuchel preferon të fokusohet te lojtarët që ka në skuadër. "Ata meritojnë të gjithë mbështetjen dhe vëmendjen tonë. Nëse vijnë ndryshime, le të vijnë. Ne do të përshtatemi." 

Bayerni jo vetëm që e ka të hapur frontin e ardhjeve, por ka ende disa largime për të zgjidhur. Mes tyre, ai i Sadio Mané, i cili pas polemikës me Leroy Sané, është afër largimit për në Arabinë Saudite.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll