Sport

Prezantohet presidenti i ri i Erzenit të Shijakut, gati për sezonin 2023/2024!

Edhe pse është mjaft vonë për të formuar një skuadër solide hde pretendente, duket se drejtuesi teknik i ekipit të Erzenit për sezonin e ri do të jetë trajneri Ernest Gjoka, një emër i njohur dhe me eksperiencë jo vetëm në futbollin vendas.

25 Korrik 2023, 13:16 Nga DOSJA

Prezantohet presidenti i ri i Erzenit të Shijakut, gati për sezonin

SHIJAK - Erzeni ishte skuadra e konsideruar që befasoi këdo vitin e shkuar me paraqitjet e saj sportive mjaft të mira edhe pse fundi i sezonit nuk ishte i njëjtë me fillimin e tij. I menaxhuar nga shoqata e Erzenit dhe Bashkia e Shijakut, klubi arriti të mbijetojë në Superiore edhe për këtë edicion dhe duket që nga ky sezon do të ketë një fytyr të re.

Ali Kasa quhet presidenti i ri i Shijakut i prezantuar pak ditë më parë pas takimit edhe me krerët e pushtetit lokal të qytetit dhe shoqatës së klubit të Erzeni.

Prezantohet presidenti i ri i Erzenit të Shijakut, gati për sezonin

Projektet e biznesmenit me origjinë nga Peqini por i emigruar në Australi, duket të jenë mjaft premtuese duke filluar nga infrastruktura, me projektin e ndërtimit të një qendre sportive stërvitore, e cila i është garantuar si sipërfaqe nga pushteti lokal në bashkëpunim nga Federate Shqiptare e Futbollit dhe tek pjesa e lojtarëve dhe trajnerit.

Edhe pse është mjaft vonë për të formuar një skuadër solide hde pretendente, duket se drejtuesi teknik i ekipit të Erzenit për sezonin e ri do të jetë trajneri Ernest Gjoka, një emër i njohur dhe me eksperiencë jo vetëm në futbollin vendas.

Megjithatë ende pritet të konfirhohet zyrtarisht për të nisur përgatitjet e kampionatit të ardhshëm, i cili në këtë sezon sipas edhe vendimit të Komitetit Ekzekutiv të FSHF do të startojë më 19 gusht.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll