Sport

PSG - Al Nassr, një miqësore më shumë se zhgënjyese…

Ndeshja miqësore mes PSG dhe Al Nassr rezultoi një skenar shumë zhgënjyes për shikuesit japonezë.

25 Korrik 2023, 14:37 Nga DOSJA
PSG - Al Nassr, një miqësore më shumë se

JAPONI - Shikuesit në stadiumin “Nagai” në Osaka, tashmë jo shumë të lumtur që u privuan nga Kylian Mbappé për këtë ndeshje gala midis PSG dhe Al Nassr, nuk patën realisht mundësinë të kënaqeshin gjatë kësaj miqësoreje, që përfundoi në barazim (0-0).  Ndërsa Neymar nuk lëvizi nga pankina ashtu si Kang-In Lee, ata nuk ishin gati.

Gjatë aktit të parë, disa alarme me një goditje dënimi të mirë nga Soler u ndalën nga portieri saudit (i 2-ti), një humbje rasti ballë për ballë nga Lemina (22’), por edhe një pritje e madhe nga Donnarumma përballë Cristiano Ronaldos nga afër (40’). 

Akti i dytë, i karakterizuar nga shumë ndryshime, pati një rënie të ndjeshme të ritmit. Housni padyshim që kishte rastin më mire për të shënuar, por në fund të ndeshjes rrjetat nuk u tundën nga asnjëra palë. 

Dhe përveç Noah Leminas, sulmuesit anësor të PSG-së, shumë i spikatur në pozicionin e krahut të majtë, askush nuk shkëlqeu vërtet në këtë mbrëmje të zymtë japoneze…

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll