Sport

VIDEO/ Grushta, përleshje e tmerrshme në tribunë në ndeshjen Arsenal - Man.United

Dalin pamjet e dhunës së frikshme! Ndeshja miqësore mes Arsenalit dhe Manchester United, e cila u zhvillua të shtunën e kaluar, u shënua nga një përleshje e dhunshme në tribuna.

25 Korrik 2023, 15:16 Nga DOSJA
VIDEO/ Grushta, përleshje e tmerrshme në tribunë në ndeshjen

SHBA - Të shtunën e kaluar, Arsenali dhe Manchester United u përballën me njëri-tjetrin në Shtetet e Bashkuara në një ndeshje parasezonale. 

Një takim, ku “Djajtë e Kuq” arritën të fitonin (2-0) përpara gjuajtjeve të penalltive, që fiksoi fitoren me rezultatin 5-3 po për United. Por kjo ndeshje ishte padyshim vetëm miqësore në fushë, por jo në tribuna...

Në të vërtetë, siç transmetohet nga disa video në rrjetet sociale, në tribunat në periferi të takimit ka ndodhur një përleshje e dhunshme.

Tifozët e Arsenalit dhe ata të Manchester United janë të përfshirë, megjithëse është e vështirë të shihet qartë, pasi edhe tifozët e “Topçinjve” po godasin edhe njëri-tjetrin. Një gjë është e sigurt, pjesa tjetër e publikut mbeti krejtësisht e shtangur nga ky spektakël i trishtë boksi...

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll