Sport

Stuhia dhe rrebeshi në Milano godet edhe shtëpinë e Lautaro Martinez...

Bashkëshortja e sulmuesit të Interit publikon në Instagram dëmin e shkaktuar nga shiu i fuqishëm që goditi qytetin lombard

25 Korrik 2023, 14:21 Nga DOSJA

Stuhia dhe rrebeshi në Milano godet edhe shtëpinë e Lautaro

ITALI - Një stuhi shumë e fortë, e shoqëruar me shkarkime të vazhdueshme rrufesh dhe shpërthime të papritura ere, goditi Milanon sot rreth orës 4 të mëngjesit. 

Një fenomen i shoqëruar në disa zona edhe me stuhi breshëri. Shiu në qytet ishte i shkurtër, por shumë intensiv dhe shkaktoi disa dëme, duke përfshirë shtëpinë e Lautaro Martinez. 

Bashkëshortja e sulmuesit të Interit, Agustina Gandolfo, ka treguar situatën në Instagram duke komentuar me ironi: “Mirëmëngjes”.

Stuhia dhe rrebeshi në Milano godet edhe shtëpinë e Lautaro

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll