Sport

Conference League/ Partizani sot në fushë… fitorja një synim (foto-galeri)

Kampionët e Shqipërisë luajnë ndeshjen në orën 17:00 në Andorra

25 Korrik 2023, 11:39 Nga DOSJA

Conference League/ Partizani sot në fushë… fitorja një

ANDORRA - Partizani zhvillon sot pasdite ndeshjen e parë në Conferencë League, në raundin e dytë, përballë kampionëve të Andorrës, Atletic Club d’Escaldes, pas eliminimit nga Champions League me BATE Borisov.

Kampionët e Shqipërisë do të zhvillojnë takimin e parë në Andorra, në një fushë sportive më tepër se sa në një stadium i mirëfilltë, përballë një skuadre, që edhe pse me statusin e kampiones, konsiderohet e një niveli më poshtë, krahasuar me kampionët e Shqipërisë.

Pasditen e djeshme trajneri Zekiç zhvilloi edhe seancën e fundit stërvitore, aty ku sot në orën 17:00 do të luhet edhe ndeshje. Përpara kësaj séance stërvitore trajneri kroat ka zhvilluar edhe konferencën e tij të fundit për shtyp për këtë takim.

“Ajo që është e rëndësishme është, që këtu duhet të jemi të përqendruar maksimalisht dhe të luajmë lojën tonë. Të tregojmë autoritet në ndeshjen e sotme. Janë dy ndeshje për t’u luajtur. Do të fokusohemi te sfida që kemi. Gjatë këtyre ditëve kemi analizuar edhe kundërshtarin, për të kuptuar se ku i ka pikat e forta dhe të dobëta. Duhet të mendojmë për paraqitjen tonë dhe të jemi gati për çdo gjë që mund të ndodhë gjatë ndeshjes.”

Në bazë edhe të analizës së kompanive të basteve, në letër Partizani është favorit krahasuar me kundërshtarin nga Andorra, përpos kësaj edhe në shortin e hedhur për raundin e tretë të kuqtë kryeqytetas duket të kenë qenë me fat… Gjithsesi, në fillim duhet të kalojnë këtë skuadër, ndaj të cilës ndeshjen e parë e luan sot dhe të kthimit një javë më pas në Tiranë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll