Sport

Sulmuesi i Sportingut godet kundërshtarin me kokë dhe del me të kuqe!

Goditja ishte mjaft e fortë dhe kjo shkaktoi reagimin e lojtarëve të Cincinnati, ndërsa nga ana tjetër arbitri nuk mund ta falte Pulidon.

25 Korrik 2023, 11:36 Nga DOSJA
Sulmuesi i Sportingut godet kundërshtarin me kokë dhe del me të

SHBA - Futbolli ka momente nervash dhe një të tilli nuk i ka shpëtuar sulmuesi i Sporting Kansas në Amerikë, Alan Pulido. Ky i fundit në minutën e 30-të të ndeshjes ndaj Cincinnati e vlefshme për Kupën e Ligës, goditi me kokë mbrojtësin kundërshtar Qerson Mosquera.

Goditja ishte mjaft e fortë dhe kjo shkaktoi reagimin e lojtarëve të Cincinnati, ndërsa nga ana tjetër arbitri nuk mund ta falte Pulidon duke i treguar menjëherë kartonin e kuq.


Por, përveç ndëshkimit me karton të kuq, sulmuesi rrezikon edhe një pezullim pasi bëhet fjalë për një akt të rëndë dhe mbi të gjitha antisportiv, edhe pse në fund kërkoi falje për gjestin e shëmtuar.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll