Politike

‘Sherri’ për vulën, Gjana: Nuk e mban sekretari i Përgjithshëm në xhep, ne po prodhojmë një vulë tjetër

Jemin Gjana është shprehur se nuk ka dijeni se kush e ka vulën e Partisë Demokratike.

25 Korrik 2023, 11:36 Nga A.B
‘Sherri’ për vulën, Gjana: Nuk e mban sekretari i
Jemin Gjana

TIRANË- Kryetari i Komisionit Zgjedhor të Partisë Demokratike, Jemin Gjana është shprehur se nuk ka dijeni se kush e ka vulën e Partisë Demokratike. Ai u shpreh se vendimi për marrjen e vulës nga Sekretari i Përgjithshëm, Gazment Bardhi, u mor më 18 korrik sepse “po vinte momenti për të firmosur dokumentacionin, dhe rezultoi se nuk kishim më vulë dhe natyrisht do të prodhonim një tjetër”.

Po ashtu, Gjana bëri të ditur se kanë marrë vendimin për të prodhuar një vulë tjetër. 

“Sa për vulën, më vjen keq por unë nuk mendoj se vlen për audiencën, për publikun. Vula e PD si vula e çdo institucioni publik, ka një zyrë protokolli dhe arkive. Vula në dijeninë time ka qëndruar në zyrën e protokollit. Se mban as Sekretari i Përgjithshëm, as kryetari. Rri në protokollin e institucionit. E dini pse e morëm vendimin, sepse epo vinte momenti për zgjedhjen dhe rezultoi që s’kishim më vulë dhe natyrisht do e krijonim. Me duket e ulët ta marrësh vulën në xhep.

Më vjen keq që Bardhi ka shkuar në këtë veprim që thotë se vula është këtu. Ne po prodhojmë një vulë tjetër, është marrë vendimi.'

jemin gjana

Sondazh

Poll