Politike

Humbja e zgjedhjeve në Rrogozhinë/ Meta shkon në selinë e PD-së, takohet me Berishën

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, i është drejtuar selisë së PD-së, ku është takuar me kreun e Partisë Demokratike Sali Berisha. Kjo lëvizje vjen pas humbjes së zgjedhjeve në Rrrogozhinë nga kandidati i “Bashkë Fitojmë”.

25 Korrik 2023, 11:38 Nga m.s
Humbja e zgjedhjeve në Rrogozhinë/ Meta shkon në selinë e
Ilir Meta dhe Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, i është drejtuar selisë së PD-së, ku është takuar me kreun e Partisë Demokratike Sali Berisha. Kjo lëvizje vjen pas humbjes së zgjedhjeve në Rrogozhinë nga kandidati i “Bashkë Fitojmë”. 

Në zgjedhjet e 23 korrikut në Rrogozhinë, fitues doli përsëri socialisti Edison Memolla përballë Shkëlqim Hoxhës. Berisha tha se zgjedhjet u vodhën, dhe se ndaj qytetarëve është ushtruar presion nga qeveria.

Po për kryedemokratin Berisha,  zgjedhjet në Bashkinë e Rrogozhinës shënojnë epilogun e farsës elektorale të 14 majit. Ndodhur në këto kushte, për të zgjidhja e vetme janë protestat.

“Rruga e vetme për të rikthyer lirinë, votën e lirë, është përballja në protestë të fuqishme”. 

Partia Demokratike e drejtuar prej tij, nuk i ka njohur zgjedhjet lokale, për të cilat pak kohë më parë publikoi edhe një raport me shkeljet, që sipas saj, provojnë masakrën elektorale të 14 majit. Edhe Ilir Meta doli kundër rezultatit të zgjedhjeve, duke mos i njohur ato. Sipas tij, zgjedhjet u asgjësuan pa filluar.

sali berisha ilir meta

Sondazh

Poll