Politike

Memollaj fitoi në Rrogozhinë, Rama: Bravo skuadra jonë, nxorri mësimin e duhur nga gara e mëparshme

Memolla fitoi me 6658 vota, ndërsa kundërshtari i tij Shkëlqim Hoxha mori 4906 vota.

24 Korrik 2023, 12:53 Nga a,b
Memollaj fitoi në Rrogozhinë, Rama: Bravo skuadra jonë, nxorri
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas fitores në zgjedhjet që u përsëritën të dielën në Rrogozhinë. Rama thotë se skuadra e Partisë Socialiste meriton një bravo të madhe pasi nxorri mësimet e duhura nga gara e mëparshme.

REAGIMI:

RROGOZHINA VETËM PËRPARA me Edison Memollajn dhe Partinë Socialiste Pas rizgjedhjeve të djeshme në Rrogozhinë, kandidati ynë e thellon fitoren e 14 majit, ku doli përpara me 21 vota, me një avantazh spektakolar prej 1752 votash Urime Edison dhe një bravo të madhe për të gjithë skuadrën tonë, e cila nxorri mësimin e duhur nga gara e mëparshme, duke u angazhuar dhe organizuar ende më mirë, për të dalë shumë më lart në zgjedhjen e djeshme pjesore #VetëmPërpara

Memolla fitoi me 6658 vota, ndërsa kundërshtari i tij Shkëlqim Hoxha mori 4906 vota.

Vendimi për përsëritjen e zgjedhjeve u mor pas padisë së koalicionit opozitar “Bashkë Fitojmë”, që kontestonte rezultatin përfundimtar të këtyre zgjedhjeve dhe vendimin e KAS për njohjen e tyre. Koalicioni opozitar dhe kandidati Shkëlqim Hoxha, kontestuan një kuti votimi në Burgun e Rrogozhinës, e cila përmbysi rezultatin në favor të kandidatit të PS-së Edison Memolla. Në kutinë e burgut, e cila u numërua e fundit, nga 92 vota, 80 ishin në favor të Memollës./Dosja.al

edi rama edison memollaj

Sondazh

Poll