Bota

Sulmet në Sudan/ OKB: Në 100 ditë luftime, një fëmijë është vrarë ose plagosur çdo orë

Të paktën 3,900 njerëz kanë vdekur, sipas një raporti.

24 Korrik 2023, 14:31 Nga f.i
Sulmet në Sudan/ OKB: Në 100 ditë luftime, një
foto ilustruese

SUDAN- Sulmet në Sudan kanë arritur në ditën e 100-të të një lufte që vazhdon të duket e pashpresë. Protothema raporton se sipas OKB-së një fëmijë vritet ose plagoset çdo orë.

Që nga 15 prilli, ushtria nën gjeneralin Abdel Fattah al-Burhan dhe paraushtarakët e gjeneralit Mohamed Hamdan Daghlo nuk kanë reshtur së deklaruari se duan të "fitojnë ose të vdesin".

Të paktën 3,900 njerëz kanë vdekur, sipas një raporti. Agjencia e OKB-së njoftoi gjithashtu se regjistron "2500 shkelje të rënda të të drejtave të fëmijëve, ndërkohë që 14 milionë fëmijë kanë nevojë për mbështetje humanitare.

sulmet ne sudan

Sondazh

Poll